Kapet banda e 6 hajdutëve, ndër ta edhe 3 minorenë

 

Policia e Fierit ka ndaluar një bandë prej 6 hajdutësh që vepronte në zonën e Patosit dhe Ballshit. Ndër ta ishin edhe tre 16-vjeçarë nga Ballshi. Policia njoftoi se nga kontrollet e ushtruar më datën 17 janar 2017 dhe 18 janar 2017, u bë e mundur kapja e 6 personave të shpallur në kërkim. Konkretisht u ndalua 1. Keli (Ervin) Lumanaj, 34 vjeç, banues në Patos, i dënuar për vjedhje 2. Brahim Agalliu, 61 vjeç, banues në fshatin Krapës, i dënuar për vjedhje 3. Antonin Bregu, 27 vjeç, banues në fshatin Portëz, dënuar për vrasje me dashje e mbetur në tentativë Si dhe tre 15-vjeçarë nga Ballshi: 4. M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh. 5. D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh. 6. F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti, Ballsh. Të gjithë në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet se kanë vjedhur lokalin e D.Ç më datën 29 nëntor 2016, lokalin e Q.Xh më datën 15 janar 2017 dhe lokalin e A.J më datën 16 janar 2017. Po ashtu kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datë 15 janar 2017 dhe kanë tentuar të vjedhin Ëestern Unionin më datën 16 janar 2017 rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, LË ULQININ DHE KTHEHET NË SHKODËR
Artikulli tjetërAKSIDENT TRAGJIK, HUMB JETËN 21-VJEÇARI NGA SHQIPËRIA