Kapet duke transportuar kokainë në të mbathura, prangoset 31 vjeçari

Me sa duket kishte menduar se nuk do të zbulohej me kokainën që kishte fshehur, por plani nuk i shkoi si duhet një 31 vjeçar me origjinë nga Shqipëria. Ai u ndal nga policia pasditen e djeshme teksa po shkonte në Matuzia me anë të një makine që kishte krijuar dyshime. Gjatë kontrollit, burri shfaqi ndjenja nervozizmi. Atij ju gjetën 15 doza kokainë, e gatshme për t’u shitur tek klientët. Droga ishte fshehur brenda të brendshmeve të tij. Lënda narkotike ju zbulua pasi u dërgua në komisariat ku ju nënshtrua një kontrolli të imtësishëm. Ndaj tij u vendosën prangat.