Kapet furgoni me 700 kg duhan të grirë kontrabandë, arrestohet drejtuesi

Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për kontrabandim mallrash. Policia thotë se “më datë 19.10.2017, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore, në rrugën Lezhë – Milot, u konstatua një mjet furgon tip Benz ku brenda tij kishte 700 kg duhan të grirë, i paketur gati për shitje”. Në lidhje me këtë, u arrestua në flagrancë poseduesi i tyre, Erzen Halihakaj banues në Malësi e Madhe, pasi nuk dispononte asnjë dokumentacion justifikues të këtij malli. Metariale në ngarkim të tij iu referuar prokurorisë për veprat penale ” Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë ” ” Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë ” ” Fshehja e të ardhurave ” “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve industrialë dhe ushqimorë”. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHQIPTARI TENTOI TA VRISTE, POLICI TREGON NGJARJEN
Artikulli tjetër‘TAHIRI’ KRYEMADHI:RAMA TË HEQË DORË NGA SULMET MBI DREJTËSINË