Kapet gomonia, do ngarkohej me kanabis për në Itali

Autoritetet në Vlorë kanë arritur që të parandalojnë një tjetër tentativë për trafik droge drejt Italisë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se gjatë një operacioni të zhvilluar këtë të mërkurë, në zonën pranë Kepit të Gjuhzës u bë e mundur zbulimi i një mjeti lundrues “ERA III” me gjatësi 5.6 metra, gjerësi 2.2 metra, me një motor Yamah 90 hp, si dhe një motorr Yamah 9hp. Mjeti në fjalë është në pronësi të 47-vjeçari Arsen Barjam Hido, nga qyteti i Vlorës. Sipas policisë, nga verifikimet paraprake rezulton se mjeti ka dalë pa leje nga zona e Orikumit dhe se nuk është i pajisur me çertifikatë nga Policia Kufitare.

Artikulli paraprakBASHA: DROGA PO KTHEHET NË NJË KATASTROFË SOCIALE
Artikulli tjetërRAPORTUESIT E KIE MONITORIM NË SHQIPËRI KIE:VENDIT I DUHET SI SHUMICA DHE OPOZITA