Gomonia me kanabis eshte ndjekur nga ana e marinës greke.

Këta të fundit kishin ngritur në ajër edhe një helikopter që i ishte vënë pas. Tre trafikantët, dy shqiptarë dhe një italian nuk kishin ndaluar. Pasi janë ndjekur disa orë, më në fund grekët kanë vendosur që të qëllojnë me snajper skafistin.

Pasi ai është plagosur rëndë, dy të tjerët kanë vendosur të ndalojnë. Siç shkruan media greke, në gomone janë gjetur më shumë se 2 ton kanabis. Mjeti lundrues ishte i pajisur me tre motorë të fuqishëm që e bënin të vështirë ndjekjen në det. Ishin dashur 48 orë ndjekje dhe në operacion ishin përfshirë edhe dy anije luftarake.