Kapet grabitësi i urbanit të Unazës, fatorino vidhte qytetarët

Fatorino që grabiste qytetarët në Tiranë është arrestuar nga Policia. Uniformat blu kanë vënë në pranga 23-vjeçarin me inicialet R.T. ai ishte fatorino në linjën e Unazës dhe sipas Policisë grabiste qytetarët. Një ndër rastet që Policia ka dokumentuar, është vjedhja e një telefoni ‘Iphone 6” dhe një sasi dlollarësh që faturino i ka bërë një 52 vjeçari. Pikërisht në momentin që 23-vjeçari po u mblidhte lekët qytetarëve, ka bërë edhe grabitjen, ku I ka marrë portofolin dhe telefonin 52-vjeçarit. Policia ka gjetur telefonin dhe sasinë e lekëve faturinos gjatë një kontrolli të befasishëm. Atij iu gjet edhe një dorezë metalike.

Artikulli paraprakDY AKSIDENTET NË PUNË, NJË QYTETARË PRET DORËN, TJETRI 4 GISHTAT
Artikulli tjetërGRABISIN KARBURANTIN NË AFËRSI TË KAKAVIJËS, ARRESTOHEN 4 SHQIPTARË