Kapet heroinë  në një makinë, në pranga babë e bir

Një sasi e madhe heroinë është sekuestruar ditën e sotme dhe në pranga janë vendosur dy shqiptar, babë e bir. Aksioni është zhvilluar në qytetin e Komos, Itali dhe droga ishte e ndarë në 19 pako të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës. Shumica e heroinë është gjetur në kroskotin e makinës. Aksioni është bërë në rrugën Komo-Brogeda. Policia fillimisht ka ndaluar makinën, por pas deklarimeve kontradiktore të dy shqiptarëve është vendosur që të kontrollojnë makinën, ku është gjetur dhe heroina. Në pranga janë vendosur babë e bir, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur.