Kapet i shumëkërkuari shqiptar në Itali.

Një person i shpallur në kërkim, pasi është dënuar me rreth 12 vite burgim, është arrestuar. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se në pranga është vënë Astrit Gaxho, 45 vjeç, banues në Peqin. Ndalimi i tij u bë pasi Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit Romë dhënë më datë 20 prill 2016, e cila e ka dënuar Gaxhon me 11 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Organizimi i Migracionit të Paligjshëm” dhe “Organizim I Trafikimit të qenieve njerëzore”.