Një korrier droge shqiptar është kapur nga policia në Katania sapo ka mbërritur atje për dorëzimin e një sasie prej 31 kilesh marijuanë.

Policia vendase kishte marrë një sinjalizim për mbërritjen e korrierit shqiptar, Vladimir Kapaj, 41 vjeç, duke e arrestuar atë, bashkë me personin që priste drogën, një vendas 39-vjeçar, Agatino Piano, me precedentë penalë. Sipas informacionit, droga do të sillej nga një person me makinë Opel me ngjyrë të errët. Sapo makina e përmendur mbërriti, policët ndërhynë menjëherë dhe bllokuan Kapajn, i cili banon në një fshtat të provincës së Catanias, në bregdetin e Jonit.

Në makinë iu gjetën tre thasë me 31 kile marijuanë, si dhe dy pako me kokainë, 850 gramë gjithsej, e 25 gramë hashash. Vlera e drogës ishte rreth 75 mijë euro, ndërsa në tregun e zonës do të shkonte në rreth 160 mijë.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË ,NJË I VDEKUR E 6 TË PLAGOSUR MES TYRE DHE SHQIPTARË
Artikulli tjetërARRESTOHET NË DOGANË, TETOVARI: MAKINA E TIJ ISHTE E VJEDHUR NË ITALI