Greqi, 21 vjeçari shqiptar kapet me 29 kg kanabis në Janinë

Një sasi prej 29 kilogram drogë është sekuestruar nga policia greke mëngjesin e sotëm në autostradën “Egnatia” në afërsi të Metsovo-s në Janinë. Në pranga përfunduan një 28 vjeçar grek dhe një 21 vjeçar shqiptar, nën akuzën e transportit, posedimit dhe trafikimit të drogës. automjeti drejtohej nga shtetasi grek, ndërsa shqiptari ishte pasagjer. Më konkretisht, policia ka sekuestruar 29 kg e 610 gramë kanabis, i ndarë në 24 pako. I riu shqiptar kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinj. Policia ka sekuestruar automjetin që po transportonte drogë, tre telefona celularë si dhe 150 euro. Të arrestuarit do të dalin sot përpara prokurorit të Janinës, ndërsa janë marrë në pyetje nga departamenti i policisë në Metsovo.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTE SHTENA ME ARME NE UNIVERSITETIN E OHAJOS,9 TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërRESHJE TE DENDURA NE GREQI,HUMB JETEN NJE PERSON