Një sasi prej 37 kg heroinë është kapur së fundmi nga policia bullgare e doganave në pikën e kontrollit mbi Urën e Danubit pranë në kufi me Rumaninë.

Droga ishte e ndarë në 68 pako, e fshehur në dyshemenë e një makine të regjistruar në Itali, teksa po përpiqej të largohej nga Bullgaria, sipas një deklarate nga Agjencia Kombëtare Doganore bullgare.

I arrestuari është shoferi i automjetit, një shtetas shqiptar me qëndrim të përhershëm në Itali. Autoritetet vlerësuan se vlera e heroinës në rrugë do të gjeneronte rreth 800.000 euro.
Bullgar

ia, një rrugë kryesore tranziti për drogat e kontrabanduara nga Azia në Evropë, kapi 602.6 kg heroinë në kufijtë e saj në 2017.

Artikulli paraprakTONIGHT – 06.03.2018
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË ANËN E MALIT