Një italian ka rënë në pranga të policisë pasi është kapur me lëndë narkotike dhe armë.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Fabrizio Polidori, 46 vjeç, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, ata janë organizuar dhe në lagjen “11 Shkurti”, kanë ndaluar automjeti që drejtohej nga Fabrizio Polidori. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan: 1 armë zjarri pistoletë, EKOL, kalibër 9 mm, 49 fishekë, 2 mbështjellje me alumin dhe natriban, ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si kanabis sativa, si dhe nje sasi materiali plur me ngjyrë kafe, të dyshuar si lëndë narkotike heroinë.