Një i ri shqiptar është kapur me kokainë në makinë.
Arrestimi është bërë gjatë natës në Gallarate, Itali dhe në pranga është vendosur një 29-vjeçar shqiptar.

Siç shkruajnë mediat italiane, ai është ndaluar nga një patrullë policie. Gjatë kontrollit në makinën e tij, është gjetur 600 gramë kokainë dhe një shumë parash prej 7 mijë eurosh.

Në tentativë për ti shpëtuar kontrollit, shqiptari fillimisht ka reaguar duke i shtirë se nuk dinte italisht.

Gjatë kontrollit në makinë, policia i kishte gjetur një faturë gazi dhe adresën e banesës. Gjatë kontrollit në shtëpi i është gjetur dhe letër celofan me mbetje kokaine.
Sipas policisë, droga e sekuestruar kapte vlerën e 70 mijë eurove.