Një 20-vjeçare është vënë në hetim pasi u kap në aeroportin e Rinasit me mbi 12 mijë euro me vete.

Burime thanë se 20-vjeçarja me inicialet I.K ka deklaruar përpara uniformave blu se nuk ka qenë në dijeni që duhet t’i deklaronte paratë e ndërsa është shprehur se i duheshin pasi do “ikte për shopping”.

Ajo shoqërohej së bashku nga një shoqe. Edhe kjo e fundit kishte me vete rreth 9 mijë euro, por referuar ligjit shqiptar, nën 10 mijë euro nuk është e nevojshme për t’i deklaruar.

Njoftimi i plotë i policisë
Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve,

me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT NË AFERË BIZNESI ME MAFIAN ROMANE PËR BASTET SPORTIVE
Artikulli tjetërNUK ARRIHET MARRËVESHJA PËR PAGAT, NAFTËTARËT E BALLSHIT NISIN GREVËN E URISË