Kapet nje 20 vjeçar me 7.2 kg kanabis ne doganën e Kakavijës

 

Një sasi prej 7.2 kg kanabis është sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë në Gjirokastrës, ndërsa ka rënë në pranga dhe poseduesi i drogës. Policia ka arrestuar shtetasin Florian Spore, 20 vjeç pasi “me datë 16.02.2017 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare në mjetin tip “Benz”, me targa AA024HI që drejtohej prej tij u gjetën 12 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 7.2 kg”. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.