Vlorë, kapet një gomone; dyshohej se do të transportonte drogë në Itali

Policia e Vlorës ka kapur një gomone pranë Gjipesë që dyshohet se do të transportonte drogë drejt Italisë. Gomonia 7 metra e gjatë dhe me motor të fuqishëm u ndalua rreth orës 22:00 të ditës së djeshme. Policia ka arrestuar 3 persona që ndodheshin në gomone. Gomonia u ndalua pas një ndjekjeje të gjatë nga policia. Policia po kontrollon zonën pasi dyshon se aty është fshehur droga.