Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

• Gezim Velija 40 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër me shkresën Nr. 2105 datë 09.12.2015, ka urdhëruar ndalimin e shtetasit sepse pas hetimeve të plota ka rezultuar se ishte autor i veprës penale të « Vjedhjes » sipas nenit 134/2 të Kodit Penal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale « Vjedhje » të parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.

DHUNA NË FAMILJE, ARRESTOHET 35 VJEÇARI NË VAU DEJËS
 Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

• Ridvan Vilajeti 35 vjeç, banues në fshatin Kukel, bashkia Vau Dejes.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj :
-Bashkëshortes shtetases M. Vilajeti 26 vjeç, e cila është me urdhër mbrojtje Nr. 92(3394) datë 13.08.2015,
-Vjehrrit shtetasit M. Voka 57 vjeç, banues ne fshatin Mali Jushit, bashkia Vau Dejes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale « Dhuna ne familje », parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.