Kapet një sasi e konsiderueshme paundësh në portin e Durrësit.

Raportohet se paratë janë gjetur në një furgon që vinte nga Italia.

Kontrolli në vijën e dytë ka zbuluar paratë e fshehura, ndërsa raportohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i furgonit ku u gjetën paundët.

Aktualisht policia është duke numëruar sasinë e parave, ndërsa mësohet se furgoni kishte mbërrit sot në Portin e Durrësit me anë të një trageti.

Ky është rasti i dytë i regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku dhe gjatë orëve të pasidtes, brenda një kamioni që vinte nga Maqedonia e Veriut, u gjet një sasi prej 300 kg kokaine, e cila dyshohet se destinacionin përfundimtar kishte qytetin italian të Napolit.

Artikulli paraprakERIKSEN LË SPITALIN, KTHEHET NË SHTËPINË E TIJ: DO TË BËJ TIFO PËR SHKOKËT NDAJ RUSISË
Artikulli tjetërNGA HEQJA DORË NGA PRIVILEGJET KRYEMINISTRORE TE SHOQËRIMI I ZAHOS PËR NË SHKOLLË DUKE I DHËNË VETË MAKINËS, RRËFEHET LINDA RAMA