Kapet pas 4 orë ndjekje gomonia me drogë, arrestohen 3 persona

Një tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza është regjistruar pasditjes së djeshme në zonën kufitare mes dy vendeve. Pas afro 4 orë ndjekje nga Policia Kufitare dhe GdF u bllokua një gomone me tre shtetas në bord. Policia shqiptare thekson se shërbimet e përbashkëta të Policisë Kufitare e Migracionit dhe të Guardia di Finanza, diktuan nje gomone me ngarkesë të dyshuar lëndë narkotike e cila po lëvizte me shumë shpejtësi drejt Italisë. Si rezultat i operacionit të përbashkët, pas rreth 4 orë ndjekje me personel e mjete lundruese të të dy palëve (Policisë Kufitare dhe GdF), u bë e mundur kapja e saj në orën 21.05, rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar. Gomonia ishte 10 m e gjatë, me 2 motorra x 135 kf, në bordin e së cilës u gjetën dhe arrestuan, 1 shtetas shqiptar dhe 2 shtetas Italian me të cilët janë identifikuar si E.T, 22 vjeç, nga Vlora, G.T, 42 vjeç, nga Brindizi Itali, A.M, 41 vjeç, nga Brindizi Itali. Në vendin ku u kap gomonia deri tani janë gjetur në det 15 pako të mëdha me lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva. Po vijon puna e përbashkët për zbardhjen e plotë të këtij rasti trafiku ndërkombëtar droge.