Kapet sasi e madhe droge, arrestohen 4 persona

Kater  të rinj kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ditën e djeshme policia e Përmetit ka vënë në pranga 54 persona të cilët u kapën në flagrancë, ndërsa ishin duke transportuar 88 kg lëndë narkotike e dyshuar si Kanabis Sativa. Arrestimi i shtetasve Jurgen Bezati, 23 vjeç, Rei Çibuku, 22 vjeç, Zhulien Bezati, 27 vjeç, Maldit Bezati, 24 vjeç, që të 4-të banues në fshatin Piskovë të Përmetit, u bë në vendin e quajtur ‘Kthesa e Frashërit’, ndërsa ishin duke udhëtuar me automjetin me targa PR 0759 A. Në mjetin e drejtuar nga Zhulien Bezati, janë gjetur 10 pako të mbështjella me letër natriban, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë totale 88 kilogramë. Automjeti i mësipërm shoqërohej nga automjeti tjetër me targa AA 848 NC, në të cilin ndodheshin shtetasit Jurgen Bezati, Maldit Bezati dhe Rei Çibuku.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY VËLLEZËR SHQIPTARË TË LIDHUR ME BOTËN E DROGËS
Artikulli tjetërHELMIMI, REAGON NISHANI:TE ANGAZHOHEN MAKSIMALISHT STRUKTURAT LIGJZBATUESE