Kapet sasi e madhe droge, në pranga dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni në qytetin e Modenas, Itali. Siç shkruan media italiane, të shqiptarët e arrestuar janë të dy klandestinë të moshave 36 dhe 27 vjeç. Policia tha se ka kapur 6 kilogramë kokainë, një prej 1 kilogramësh heroinë me vlerë në treg prej 60 mijë eurosh, si dhe 5 mijë euro para kesh. Droga mbërrite nga qyteti i Milanos dhe shpërndahej në zona të ndryshme të qytetit të Modenas.