Një serb, pjesëtar i një bande të madhe kontrabandistësh me drogë, që kishte furnizuar me narkotikë personalitete të njohura greke, është arrestuar sot.

Ai u kap me 135 kilogramë kokainë në pushimoren Varkizi, në afërsi të Athinës, njoftoi portali grek “Proto tema”, transmeton Gazeta Express. Sipas medias greke, policia të dyshuarin e ka zënë derisa ka qenë në gjumë, duke hyrë sot herët në mëngjes në banesën e tij luksoze, ku krahas drogës ka gjetur edhe 12.000 euro. Vlerësohet se në tregun ilegal vlera e 135 kilogramëve kokainë në tregun ilegal arrin në 5 milionë euro.

Kokaina masivisht është shfaqur në klubet e natës në Greqi, te klientela e pasur, shkruan “Proto tema”. Policia vazhdon hetimet, sepse banda pjesëtar i së cilës ka qenë serbi i arrestuar sot në mëngjes, ndumëron disa dhjetëra pjesëtarë.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, PROBLEME NË PORTET E SHQIPËRISË
Artikulli tjetërELEKTRIÇISTI PA ASNJË MJET SIGURIE RIPARON SHTYLLËN