Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, ndërsa ishte duke shkuar të hante mëngjes në një bar.

Arrestimi i tij është bërë nga Karabinierët e Castellanza, ndërsa mediet fqinje raportojnë se 45-vjeçari shqiptar akuzohej për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje.

Shqiptari – Kishte një urdhër arresti lëshuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit të Milanos dhe ishte dënuar me 8 vjet e 2 muaj burg, si dhe një gjobë prej 234 mijë euro.

Mësohet se shqiptari i kishte kryer krimet rreth vitit 2000 në zonën e Milanit dhe Castellanzas.

Arrestimi – Karabinierët e Castellanza kishin disa javë që e gjurmonin shqiptarin, pasi kishin vërejtur disa makina të dyshimta që endeshin rreth shtëpisë së tij.

Shtëpia ku qëndronte shqiptari kishte qenë e mbyllur për disa kohë, ndërsa papritur u kthye në një vend të banuar, çka rriti edhe dyshimet e policisë.

Shqiptari 45-vjeçar u burgos në burgun e Busto Arsizio në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Artikulli paraprakPRANGA PËR DHUNËN NË STADIUM NË KËRKIM AUTORËT E GROPAVE ME LENDE PIROTEKNIKE
Artikulli tjetërMOMENTE TMERRI PËR KLUBIN GJERMAN, RRUFEJA GODET AVIONIN