Policia Financiare italiane ka arrestuar në flagrancë një korrier shqiptar droge me inicialet G.E., 30 vjeç.
Në zotërim të tij u gjetën 2 kg heroinë me të cilën mund të përgatiteshin mbi 8 mijë doza droge. Policia italiane informon se kjo sasi droge do të sillte një përfitim tregu prej 160 mijë euro.
Ndalimi i shqiptarit u bë në qëndër të qytetit të Peskarës pas një kontrolli në territor të forcave të rendit.
Heroina u gjet në çantën e shqiptarit e fshehur brenda një kutie kartoni drithërash. Heroina ishte e konfeksionuar në 3 pako.
Pas identifikimit shtetasi shqiptar është shoqëruar në qëndrën e vuajtjes së dënimit në komunë San Donato.Autoritetet italaine kanë nisur një proces hetimor.