Kapet skafi me drogë ,lenda narkotike hidhet ne det

Një skaf i nisur nga brigjet e Vlorës e i mbushur me drogë është kapur duke udhëtuar për në Itali. Shërbimet e policisë kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30 të pasdites së sotme, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike. Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det. Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË RRUGËN E KOMBIT,DEMTOHEN TRE PERSONA, NJE NE GJENDJE TE RENDE
Artikulli tjetërVLLAZNIA – KUKESI PERFUNDON 0-1. SHKODRANET HUMBASIN NE FUSHEN E TYRE NE “LORO BORIÇI”