“Mesnata” kapet ‘tmerri’ i Kavajës vidhte lopët e fshatarëve

Grabiste lopët e fshatarëve, arrestohet 35-vjeçari që ishte kthyer tmerri i disa fshatrave. Pasi grabiste lopët në bashkëpunim me një tjetër person, aktualisht në kërkim nga policia, malli i vjedhur shitej në treg nga ku përfitoheshin shumë parash. Operacioni “Mesnata” nga Specialistët e Seksionit për Krimet e hapura, në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Rrogozhinë, Vorë dhe Durrës, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L, 35 vjeç, banues në Tiranë. Në kërkim u shpall shtetasi A.P, 48 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”. Ne harkun kohor 2 muaj, keta shtetas kane grabitur 8 lope. Arrestimi i shtetasit E.L dhe shpallja në kërkim e shtetasit A.P, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime për identifikimin e tyre, për një periudhë dy mujore, dyshohet se kanë ushtruar aktivitetin e tyre kriminal në vjedhjen e gjësë së gjallë (lopë dhe viça) në Kavajë, Rrogozhinë, Durrës dhe Vorë. Këtyre shtetasve gjatë periudhës Shtator-Nëntor 2016, u janë dokumentuar me prova ligjore se kanë kryer vjedhjet e mëposhtme: Vjedhje ndodhur më datë 08.10.2016, në fshatin Fushë-Prezë, ku kanë vjedhur një lopë, në stallën e shtetases Gj.K. Vjedhje ndodhur më datë 15.10.2016, në fshatin Habilaj, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit Ç. H. Vjedhje ndodhur më datë 29.10.2016, në fshatin Kazaz, ku kanë vjedhur dy lopë dhe një viç, në stallën e shtetasit F. K. Vjedhje ndodhur më datë 03.11.2016, në fshatin Marikaj, ku kanë vjedhur dy lopë në stallën e shtetasit G. M. Vjedhje ndodhur më datë 05.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit D. M. Vjedhje ndodhur më datë 13.11.2016, në fshatin Lekaj, ku kanë vjedhur një lopë në stallën e shtetasit H. H.

Artikulli paraprakIMZOT GEORGE FREDO,ARQIPESHKV I DIOQEZES SE TIRANES DHE DURRESIT
Artikulli tjetërGUARDIA DI FINANZA” PESHKON ” 17 THASE MARIJUHANE NGA AJRI