Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin detar për shkak të motit të keq.

Mësohet se trageti i linjës Vlorë – Brindizi do të lejohet të niset sot në mesditë drejt Italisë, ndërsa në tre ditët në vijim lundrimi i të gjitha mjeteve do të jetë i pezulluar. Ndërkohë, anijet dhe peshkarexhat janë njoftuar të ankorohen në vendstrehime, për të shmangur incidente të mundshme. Më herët, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëroi mundësinë e përmbytjeve në disa qytete të vendit.

Shkak janë reshjet e shiut që pritet të jenë të dendura për periudhën 30 Nëntor dhe 4 Dhjetor 2017. Përgjatë këtyre diteve priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërore në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.