Tek Akademia e Vllaznisë pasditen e së dielës është realizuar firmosja e kontratës tre vjeçare me kapitenin e U-19 Arsaed Rahova. Duket se largimi i mbrojtësit Senad Hysenaj për tek Partizani ka bërë që tek Vllaznia të vendosen në lëvizje për të mos pësuar më largime cilësore. Për sa i përket firmosjes së kontratës së Rahovës lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtaret të Vllaznisë ku thuhet se:

Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar sot një tjetër firmë në kontratë. Këtë herë me një futbollist të Akademisë Vllaznisë. Bëhet fjalë për lojtarin e ekipit U-19 Arsaed Rahova. Kontrata e tij me klubin ka një afat trevjeçar. Rahova është kapiteni i ekipit U-19 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij teksa luan edhe si mbrojtës krahu por edhe si mesfushor. KF Vllaznia asnjëherë nuk e ka hequr vëmendjen nga lojtarët me të dhëna të mira të Akademisë së tij dhe padyshim që do të vazhdojë t’i trajtojë siç duhet ato sepse e ardhmja është e këtyre futbollistëve.

Artikulli paraprakNË SHKODRËN E 1001 PROBLEMEVE…
Artikulli tjetërTUFI: PISTA E TARTANIT NË KUSHTE PERFEKTE