Kapshticë, gjenden 6 afganë të fshehur në kamion

Gjashtë shtetas afganë janë gjetur të fshehur në rimorkion e një kamioni në Kapshticë. Policia kufitare bën të ditur paraprakisht se paraditen e të martës gjatë kontrollit me skaner në një kamion tip “Ford”, me drejtues shtetasin turk E. M.., 54 vjeç janë konstatuar edhe 6 afganët. Mjeti ishte duke hyrë në territorin shqiptar, teksa pritet të jepen më shumë sqarime nga ana e policisë.

Artikulli paraprakRAMA NË EMIRATET ARABE: FTOJ BIZNESET TË INVESTOJNË NË TURIZËM
Artikulli tjetërCEZ-DIA,ISMAILAJ KËRKON RIÇELJE TË PROCESIT:KAM 100 PROVA TË REJA