Kapshticë, tentoi t’i ikë policisë shqiptari kapet me 3.9 kg marijuanë
Policia greke ka vënë në pranga një 29-vjeçar nga Shqipëria, pasi tentoi të kalonte me marijuanë në doganën e Kapshticës. Fillimisht policia i ka kërkuar shqiptarit që të ndalonte mjetin që ai drejtonte, por ai nuk i është bindur urdhrit të policisë, madje ka rritur shpejtësinë në tentative për tu larguar. Gjatë momentit që ka shtuar shpejtësinë e mjetit, i riu shqiptar, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hedhur nga dritarja e mjetit 4 pako me 3.9 kilogramë marijuanë. Pas ndjekjes së policisë makina është ndaluar dhe shqiptari është arrestuar. Mësohet se ai kishte me vete vetëm 50 euro. Ndërkohë në Athinë, gjatë ditës së sotme janë sekuestruar 27 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqiperia dhe është arrestuar një grek 26-vjeç.