Mesha e shenjtë e kësaj të shtune në Bazilikën “Nana e Këshillit të Mirë” në Shkodër u kremtua nën drejtimin e Eminencës së Tij, Kardinal Ernest Simoni Troshani. Para një numri të madh besimtarësh, Kardinali përcolli mesazhin e Pashkëve, duke i cilësuar si një festë me domethënie të thellë shpirtërore, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të qëndrojnë larg imoralitetit dhe rrugëve që largojnë nga vlerat.
Kremtimi u zhvillua në kuadër të 70-vjetorit të meshtarisë së Kardinal Ernest Simoni Troshani, një përvjetor me rëndësi të veçantë për komunitetin katolik në Shkodër.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakNGA NAFTA TE KREDITË, SI PO PËRHAPET EFEKTI ZINXHIR I KRIZËS INFLACIONISTE
Artikulli tjetërKONCERT FESTIV NË NDER TË KARDINALIT ERNEST TROSHANI