
Kjo fundjave ishte e veçantë për besimtarët e krishterë në Lezhë. Biri i kësaj treve, kardinali Ernest Troshani, mbajti një meshë në Katedralen e Shën Nikollit, ku u prit nga mijëra besimtarë që kishin mbushur kishën dhe ambientet përreth saj.
Gjatë meshës së shenjtë, kardinali Troshani iu bëri thirrje besimtarëve të bashkohen me Jezu Krishtin dhe të ndjekin udhën e besimit me devotshmëri dhe dashuri.
Prania e kardinalit Ernest Troshanit ishte një moment feste për Lezhën, dhe kjo u reflektua nga pjesëmarrja masive e besimtarëve, të cilët morën bekimin e tij gjatë ceremonisë fetare.
https://youtu.be/nnWg5aasDBc


