Kisha katedrale “Shën Shtjefni” në Shkodër u mbush me besimtarë të shumtë për një ngjarje të veçantë: pas 63 vitesh, kardinali i vetëm shqiptar, Ernest Simoni Troshani, u rikthye për të drejtuar një meshë.
Gjatë fjalës së tij, kardinali theksoi se çdo njeri është një “kryevepër e Zotit”, duke lënë mesazh besimi dhe shprese për të gjithë të pranishmit.
Arqipeshkëvi i Shkodër-Pult, imzot Giovanni Peragine, e cilësoi kardinal Simonin si një “dëshmitar të palëkundur të fesë”, duke vlerësuar kontributin e tij të madh në rrugën e besimit katolik në vend.

Artikulli paraprakRRUGA RRËSHEN-BUKMIRË RREZIKON BLLOKIMIN
Artikulli tjetërAKTIVITETI “STINA E MIRËSISË” NË SHKOLLËN “NDOC MAZI”