
Në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër u kremtua Mesha e Shenjtë, e udhëhequr nga Eminenca e Tij, Kardinali Ernest Simoni Troshani. Gjatë fjalës së tij përpara besimtarëve, Kardinali përcolli mesazhe mbi rëndësinë e ruajtjes së besimit, vlerave shpirtërore dhe parimeve njerëzore. Ai u ndal te sfidat e shoqërisë së sotme, duke theksuar se ndikimi në rritje i materializmit dhe modernizmit po largon njerëzit nga vlerat fetare dhe morale.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë përkushtimi dhe besimi, duke sjellë edhe një herë në vëmendje rolin e Kishës në ruajtjen e traditave dhe vlerave shpirtërore të komunitetit.






