
Ditën e sotme, Eminenca e Tij, Kardinali Rolandas Makrickas, kardinal i Santa Maria Maggiore zhvilloi nje takim në Vendin Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër. Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me historinë e përndjekjes fetare në Shqipëri, duke e cilësuar këtë vend si një dëshmi të fortë të vuajtjeve njerëzore gjatë regjimit komunist. Në fjalën e tij, kardinali theksoi se muzeu pasqyron mjerimin njerëzor që lind kur njeriu largohet nga Zoti, dhe se e keqja nuk ka fjalën e fundit.
Ai bëri gjithashtu një krahasim me përvojen në Lituani, duke thënë se muzeu ka ngjashmëri me atë të vendit të tij, ku të mbijetuarit e regjimit komunist kanë dëshmuar për vuajtjet, por njëkohësisht kanë lënë një mesazh të fortë se shpresa është më e madhe se çdo e keqe.
Kjo vizitë vlerësohet si një mesazh i rëndësishëm reflektimi dhe besimi për shoqërinë shqiptare.






