
Dita e parë e Karnavaleve në Shkodër ka filluar me entuziazmin e madh të vajzave të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Shkodrës, me aktivitetin e parë, atë hapës të ditës së bijave.
Në ambjentet e muzeut “Oso Kuka”, fëmijët risollën traditën, tashmë më të moderuar, ku mes muzikës dhe lojërave kaluan momente të këndshme me njëri-tjetrin. Kjo festë interesante vjen për të kujtuar pikërisht traditën e madhe të pritjes së bijave në Shkodër. Për këtë arsye janë është përzgjedhur muzeu “Oso Kuka”, si një ambjent më familjar për organizimin. Karnavalet 2018 në Shkodër do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim me aktivitete të ngjeshura, të cilat do të sjellin argëtim për të gjithë qytetarët e Shkodrës.
Dita e premte sjell në sheshin “Nënë Tereza” performance të shkollave 9-vjeçare në Shkodër.






