Dhjetëra qytetarë u mblodhën sot në qendër të qytetit të Shkodrës të veshur me kostume shumëngjyrëshe dhe maska festive, duke krijuar një atmosferë plot gjallëri në rrugë. Të rinjtë e përshkruan këtë festë si të veçantë dhe plot energji, duke theksuar se karnavalet janë ndër festat më të bukura që bashkojnë qytetin dhe sjellin gëzim për të gjithë.

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e kaluar Shkodra përjetoi një nga netët më të veçanta të festimeve, me një paradë dritash, personazhesh dhe performancash që pushtuan rrugët kryesore. Festa kulmoi me djegien simbolike të dordolecit, e cila imbolizon largimin e të keqes dhe triumfin e të mirës.

Për një javë me radhë, rrugët e qytetit u kthyen në skenë parade, ngjyrash dhe muzike, ku fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët u bënë pjesë e atmospheres. Kostumet kreative, performancat dhe humori karakteristik shkodran i dhanë qytetit një gjallëri të veçantë.Ceremonia përmbyllëse, e ndjekur nga dhjetëra qytetarë, solli një tjetër dëshmi se Shkodra di të ruajë traditat, duke i mbyllur festat me dinjitet, simbolikë dhe frymë bashkimi.

Artikulli paraprakRESHJET, SITUATA NË QARKUN E SHKODRËS DERI NË ORËN 11:30
Artikulli tjetërQARKU SHKODËR, RESHJE SHIU DHE DËBORE