17 shkurti ka startuar mes aktiviteteve të shumta festën e Karnavaleve tradicionale në qytetin e Shkodrës. Kanë qenë fillimisht nxënësit e shkollave që kanë përformuar në pedonalen e qytetit bejtën tradicionale të karnavalit.

Drejtuesja e kulturës Sara Smaja , jep detaje nga organizimet që janë menduar për festën e karnavaleve përgjatë shtatë ditëve në qytetin e Shkodrës. Festimet do të kulmojnë të dielen kur bëhet dhe djegia e dordolecit , simbol i karnavalit.

Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për tu ndërprerë gjatë periudhës moniste e për tu rikthyer pas shembjes së këtij sistemi. Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan, por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.

Artikulli paraprakABUZIMI ME FONDET E SASPAK/ SPAK MBYLL HETIMET DHE DËRGON PËR GJYKIM ILIR BEQAJN ME TRE AKUZA
Artikulli tjetërSTUDENTËT NË SHKODËR PJESË E PROJEKTEVE TË MËDHA