Shkodra po njeh një rritje të ndjeshme të interesit për Kartën e Studentit, një nismë që synon të mbështesë të rinjtë me shërbime dhe lehtësira konkrete në jetën e përditshme. Deri më tani janë regjistruar gjithsej 578 aplikime, ndërsa vetëm gjatë muajit prill numërohen 62 aplikime të reja. Drejtoresha e Shërbimit Social në Shkodër, Edita Shoshi, tregon se Karta e Studentit ofron një gamë të gjerë përfitimesh, duke nisur nga akses në shërbime të ndryshme, deri te zbritjet në një rrjet biznesesh bashkëpunuese në qytet.
Shoshi bën thirrje për të gjithë studentët që ende nuk janë pajisur me kartën, të aplikojnë pranë zyrave përkatëse ose përmes platformave të dedikuara online.
Procesi është i thjeshtë dhe i aksesueshëm për të gjithë, duke i dhënë mundësi çdo studenti të bëhet pjesë e këtij programi dhe të përfitojë nga avantazhet që ofron Karta e Studentit.

Artikulli paraprakVIJOJNË VATRAT AKTIVE NË LANDILLIN BUSHAT
Artikulli tjetërPREZANTOHET PROJEKTI “SMART” NË UNIVERSITETIN USH