Një tjetër risi vjen për Policinë e Shtetit. Ministria e Brendshme prezantoi projektin e kartave elektronike për furnizimin me karburant të mjeteve të funksionarëve të këtij dikasteri dhe të automjeteve të Policisë së Shtetit.

Numri një i Ministrisë së Brendshme, Saimir Tahiri tha se objektivi i këtij projekti është zhdukja e abuzimit me tollonat e karburantit. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni tha se Qeveria synon të shtrijë këtë teknologji në gjithë institucionet shtetërore. Rama tha se janë bërë 9 milionë dollarë abuzime në vit me karburantin. “Një histori e gjatë vjedhje me tollonat e karburantit. Sot deklarojmë se kësaj praktike të ndyrë shtetërore prej 20 e ca vitesh, i japim fund, jo vetëm për Policinë por për të gjitha institucionet shtetërore, që përdorin automjete dhe çdo vit hapin gropa në buxhet, për shkak të vjedhjes masive, epidemike të parave përmes abuzimeve me tollonat karburantit. Do të thotë, kursimin e rreth 9 milionë dollarëve vjedhje e përvitshme, epidemike në të gjithë territorin nga ana e njerëzve që marrin tollona, nxjerrin tollona dhe grabisin shtetin”, deklaroi Rama. Projekti, për të cilin puna ka nisur që në muajin janar, do të testohet me 150 makina në fillim dhe më pas do të shtrihet në gjithë logjistikën e Ministrisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHERRI PËR MOTORIN, DY ITALIANË TORTUROJNË NË KARRIGE ELEKTRIKE SHQIPTARIN
Artikulli tjetërELVANA GJATËS I NDODH NJË E PAPRITUR JO E KËNDSHME