Bashkia e Shkodrës ka nënshkruar kartën europiane për barazi të grave dhe të burrave.

Në një aktivitet të organizuar në kuadër të ditës ndërkombetare të gruas të zhvilluar në ambjentet e Hotel Colosseo, Bashkia Shkodër bëhet pjesë e kësaj karte e cila ofron një kornizë për veprimet që synojnë baraziminë mes qytetarëve. Shkodra me nënshkrimin e Kartës, është pjesë e afërsisht 1500 bashkive përgjatë europës të cilat kanë perqasur përmbatjen e kartës me politikat e drejtimit të bashkive. I pranishëm në këtë aktivitet ka qënë edhe përfaqësuesi i UN Ëomen në Shqipëri David Saunders i cili vlërësoi nisëm ne Bashkisë Shkodër duke deklaruar se karta është pjesë e politikave europiane që siguron orientimin për promovimin e barazisë gjinorë oër të gjithë shtetet anëtare. Kjo kartë synon të barazojë qytetarët në një sërë fushash, duke përfshirë përdorimin efektiv, të sigurt dhe ekonomikisht të qëndrueshëm të hapësirave urbane.

Artikulli paraprakKANABIS, SEKUESTROHEN 37 KG NË M.MADHE
Artikulli tjetërRAMA URON 7 MARSIN, MESAZHE PËR DREJTËSINË