Të gjithë ata qytetarë që janë dyndur këto ditë për të aplikuar për kartat e shëndetit apo për t’u paisur me to mund të marrin frymë lirisht.

Drejtori i fondit të sigurimit të kujdesit shëndetësor për Shkodrën Arvid Osja bën të ditur urdhërin më të fundit të drejtorisë së përgjithshme teksa afati për aplikimet është shtyrë me 3 muaj. Për shkak të radhëve të gjata jo vetëm se do ketë zgjatje të orarit por edhe do punohet me kapacitet të plotë në sportele ndërsa aktualisht ka një fluks prej 1 mijë kartash në ditë. Drejtori Osja ka edhe një mesazh për qytetarët por edhe vetë punonjësit që bëjnë aplikimet në rast të abuzimeve. Pas përfundimit të afatit me 31 dhjetor të vitit të kaluar për kartat e shëndetit në sportele u krijuan radhë të gjata dhe një kaos gjë e cila ka detyruar zgjatjen e orarit por edhe shtyrjen e afatit për aplikime.