
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje të takimeve të djeshme të opozitës dhe Partisë Socialiste, që shënjuan hapjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama i cilëson kartolina nga dy botë, pamjet nga aktiviteti i PD dhe pamjet nga aktiviteti i PS. Nuk mundon dhe një krahasim i numrit të qytetarëve që ndiqnin ‘live’ çeljen e dy fushatave.
Postimi
“MIRËMËNGJES🌹
dhe me këto kartolina nga dy botë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve😍”, shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158646631961523?__cft__[0]=AZWrOTJOyER4TPIcGFDwrLb1xwiNIAGZNFRjPS92gGLPzAckaeqevuy1UWPfwZdoRzjNb163NEJTpcOCx5HNObgeiYINSr1mJJQ8sslRCeJJCEnM5tvliDBywh3GF8T1jeHbKKuFEON7qMlP4jdrzmGZ&__tn__=%2CO%2CP-R
Në çeljen e fushatës, Edi Rama ka theksuar arsyen përse Partisë Socialiste i duhet mandati i tretë.
Në fjalën e tij në sheshin “Skënderbej”, Rama përmendi aeroportet dhe portet turistike për të pritur sa më shumë turistë në vendin tonë. Ndër të tjera përmendi edhe vaksinat e siguruara për të vijuar vaksinimin dhe nuk munguan “thumbat” për opozitën.
Sipas tij, Basha, të cilin e cilëson si dhëndri nuk mund të bëjë asgjë çfarë ka bërë Partia Socialiste gjatë këtyre viteve.






