POSTIMI I BENET BECIT

Nga 1 Shkurti 2025, kostoja për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Malit të Zi do të jetë më e ulët. Tarifa prej 15 euro për dy javë nuk do të jetë më e detyrueshme, pasi shqiptarët do të kenë mundësinë të lëvizin me autoveturat e tyre duke përdorur policën e sigurimit “Kartoni Jeshil” me një çmim të reduktuar prej 50 euro dhe afat njëvjeçar.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes vendeve tona, duke sjellë lehtësira për qytetarët dhe duke ndihmuar në forcimin e shkëmbimeve dhe zhvillimit të mëtejshëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, e në mënyrë të veçantë përfitues janë banorët e Shkodrës me afërsinë që ka qyteti ynë me vendin fqinj.

https://www.facebook.com/beci.benet/posts/pfbid036uezdZUmrzhJCA3vBAWcmKFJ7kuzmkZukNBw8hsnxde3zxUJGQNTgGNsou1ZMGYwl?__cft__[0]=AZXWtF1-NwMa4SZP0kZzsNhJ7Ci3qQYFWKhaBOTwdDvZFSYLJBsMjpx9xV7vqeeOkLT59tG0V7zKh3qTRNfvzq0hu8Nmj0e7gRIqxbBNk9V-p8SyfeRo7Wqc5GsQ5EYp0gcGhb0cZfuxocJanvwXSFrezVIW6GTNeYGTWAN3km-jnx6qSI2H2_M6Fq8_0Y91X50&__tn__=%2CO%2CP-R

Artikulli paraprakPËRFUNDON VERIFIKIMI I EMIGRANTËVE
Artikulli tjetërSFIDAT E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM