Ndërsa sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave të 11 majit për qarkun e Tiranës, ka përfunduar procesi për gjysmën e kutive.

Bën me dije se të dy partitë kryesore kanë humbur vota, referuar numërimit fillestar.
Saktësisht PD-ASHM ka “humbur” tashmë 318 vota, ndërsa Partia Socialiste 232 vota.

Ditën e sotme pritet gjithashtu që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë katër ankimimet e Partisë Demokratike , për qarqet Berat, Shkodër, Dibër dhe Vlorë.

Më parë Kolegji ka rrëzuar ankimimet e Partisë Demokratike për qarqet Gjirokastër, Kukës. Lezhë dhe Korçë.

Artikulli paraprakVIJON OPERACIONI POLICOR I KODUAR “KOORDINATA”
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NË 24 ORË , NJË PERSON I ARRESTUAR DHE DISA PERSONA PROCEDOHEN NË GJËNDJE TË LIRË