Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të nisë rinumërimin e 42 kutive të votimit në Qarkun e Dibrës, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita pas zgjedhjeve të 11 majit.

Rinumërimi do të përqendrohet tek votat preferenciale të koalicionit PD-ASHM.
Vendimi vjen pas pretendimeve për parregullsi në numërimin fillestar dhe synon të sigurojë transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor.

KAS pritet të përfundojë procesin e rinumërimit në ditët në vijim dhe të dalë me një vendim përfundimtar.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI POLICOR I KODUAR “KAMUFLIMI”
Artikulli tjetërPROTESTA PËRHAPEN NË TË PAKTËN DHJETË QYTETE TË MËDHA AMERIKANE