Vllaznia do të presë të premten në orën 19:00 Tiranën në “Klasiken” e Shqipërisë”. Në prag të duelit që do të luhet në “Loro Boriçi”, dy futbollistët e klubit shkodran, Lirim Kastrati dhe Klinti Qato, dolën në konferencën për shtyp. Kastrati theksoi se Vllaznia do të marrë vetëm tre pikët me Tiranën, ndërsa shtoi se e kanë analizuar mirë ekipin bardheblu. Poashtu, sulmuesi kosovar kërkoi edhe mbështetjen maksimale të tifozëve shkodranë për ndeshjen ndaj Tiranës.
Edhe mesfushori Klinti Qato u shpreh se Vllaznia është përgatitur maksimalisht për ndeshjen, duke theksuar rëndësinë e përballjes ndaj Tiranës. Qato tha se synimi mbetet vetëm fitorja dhe vazhdimësia pozitive, ndërsa shtoi se ekipi kuqeblu ka kualitetin dhe mbështetjen për ta mbyllur sezonin me sukses.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFUQIZIMI I GRUAS NË ZHVILLIMIN RURAL
Artikulli tjetërMINISTRJA KOÇIU ZBARDH DETAJE NGA PAKETA LIGJORE