Sfida Kastrioti-Vllaznia, e cila ka startuar në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës, e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore merr një tjetër drejtim.

Ka qenë sulmuesi Liridon Latifi i cili në minutën e 76-të i cili me anë të një penalltie e ka çuar rezultatin në 0-1.

Latifi shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësisht se portieri Sali arriti të kuptonte krahun, gjuajtja e yllit të Vllaznisë ishte perfekte, duke u ndalur në trekëndësh.

Ndërkohë ndeshja vazhdon dhe rezultati mund të përmbyset, por kjo mbetet për t’u parë pasi këtë ndeshje skuadra shhkodrane mesa duket e ka në dorë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ESKPOZITËS E ARTISTES SHQIPTARE NGA GJAKOVA
Artikulli tjetërBERISHA NË VAUN E DEJËS: BASHA I DEGRADUAR, MASHTROI QYTETARËT PARA KAMERAVE! PRIMARET RIKTHEJNË TEK ANËTARËSIA VOTËN E LIRË