50 persona kanë humbur jetën, pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua, duke shënuar kështu katastrofën më të madhe ajrore ushtarake në vend prej disa dekadash.

Në avionin C-130 po udhëtonin 69 personel ushtarak dhe ekuipazh, ku për motive ende të pa zbardhura ka pësuar avari duke rënë në fshatin Patikul. Gjeneral Majori Edgard Arevalo, një zëdhënës i ushtrisë, tha se nga viktimat 47 ishin ushtarak dhe 3 civilë, teksa shtoi se në fluturim ishin të sapodiplomuar dhe sapo kishin përfunduar trajnimin ushtarak. CNN sjell dëshmi nga vendi i ngjarjes.

“Për dëshmitarët okularë, një numër ushtarësh u panë duke kërcyer nga avioni përpara se të binte në tokë,” shkruan CNN.

Imazhet nga një stacion televiziv lokal tregojnë shkatërrimin e avionit dhe tymin e dendur që dilte nga fshati.

Kjo është katastrofa ajrore më e rëndë ushtarake në vend 30 vitet e fundit. Në vitin 1993, një Forcë Ajrore Filipine C-130 u rrëzua, duke vrarë 30 persona. Ky avion ishte një nga dy avionët e dhënë nga programi i financimit ushtarak i qeverisë amerikane, teksa konsiderohej se ishte në gjendje të mirë.