
VELIPOJAKËT KANË SIGURUAR MBIJETESEN, PRESIDENTI PREMTON TJETËR EKIP. Ada e velipojës pas një kampionati shumë të vështirë ka siguruar mbijetesen duke bërë kështu që sezonin e ardhshëm të jetë sërish në kategorinë e parë të futbollit.
Kjo mbijetesë ka ardhur pas një sezoni me shumë problem financiare ku u disktua dhe për pjesëmarrajen apo vazhdimësinë dhe gjatë këtyre javëve të kampionatit. Presidenti i Adës, Alfred Pjetri e përkufizion si një ndër sezonet më të vështira në karrieren e tij. Ndërkohë, në sezonin e ri, Ada do të jetë pjesë e Bashkisë së Shkodrës e cila tashmë bëhet me dy ekipe, për këtë presidenti Pjetri beson se do të ketë një tjetër fytyrë të ekipit. Ada e velipojës siguroi mbijetesen një javë përpara përfundimit të kampionatit ku fitoi me Burrelin, ndërsa kundërshtari i saj, Besa e Kavajës, humbi ndaj Kamzës. Tashmë duhet parë se si do të jetë sezoni i ri për ekipin velipojak ku pritet një tjetër interesim sidomos në aspektin financiar.